Lajme

Si ndodhi vrasja e dyfishtë në Prishtinë?


Foto: Albanian Post.

Një ngjarje tronditëse ndodhi të martën në Prishtinë, ku përmes të shtënave me armë zjarri mes dy grupeve mbetën të vdekur dy persona.

Të mërkurën, ndërroi jetë edhe gruaja që kishte qenë rastësisht pjesëmarrëse në trafik në momentin e të shtënave.

Shefi i Klinikës së Mjekimit së Intensives, Shaqir Uka, tha se e njëjta ishte sjellë me shenja jete të martën, por që për shkak të gjendjes shëndetësore të rëndë, s’arrit t’i mbijetonte plagëve.

Në anën tjetër nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për Albanian Post e kanë konfirmuar se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore të rastit dhe janë në kërkim të dy peronave të dyshuar të cilët tashmë janë identifikuar nga ana e policisë.

Nga policia është thënë se po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes, si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim të identifikimit të dyshuarve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore