Lajme

Kremlin-i pretendon se Putin do të marrë më shumë se 90% të votave në zgjedhje


Dmitry Peskov, një zëdhënës i presidentit rus, pohoi se Vladimir Putin do të rizgjedhet në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm me një rezultat prej më shumë se 90 për qind të votave.

Kështu deklaroi Peskov në një koment për “The New York Times”.

“Zgjedhjet tona presidenciale nuk janë vërtet demokraci, janë burokraci e kushtueshme. Zoti Putin do të rizgjedhet vitin e ardhshëm me më shumë se 90 për qind të votave”, theksoi zëdhënësi i Kremlin-it.

The New York Times, duke iu referuar rezultateve të sondazhit të Levada Center, vë në dukje se popullariteti i Putin-it ra vetëm një herë në shtator të vitit të kaluar, kur u shpall një mobilizim i pjesshëm në Federatën Ruse.

Denis Volkov, drejtor i Qendrës Levada, thotë se rënia e mbështetjes për Putinin ishte më e madhja në 30 vitet e sondazheve – nga rreth 80 për qind në 50 për qind.

Që atëherë, niveli i mbështetjes për Putin-in është kthyer në rreth 80 për qind, për aq sa mund t’u besohet sondazheve në kushtet aktuale, shkruan gazeta amerikane.

Siç shkroi agjencia “Meduza” në korrik, Kremlin-i vendosi që në zgjedhjet e vitit 2024, Putin të marrë mbështetjen e më shumë se 80 për qind të votuesve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore