Lajme

Krasniqi kërkon të zhvillohet hetim për rastin në Trepçë: Qeveria të dëgjoj kërkesat e minatorëve


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka kërkuar që jepet përgjegjësi për lëndimet që kanë pësuar 12 minatorët në minierën e Trepçës, të mërkurën.

Sipas tij, minatorët edhe pse kërkesat i kanë pasur të vazhdueshme ndaj pushtetit ata vazhdojnë të përballen me mungesë në trajtimin adekuat.

“Përkundër kërkesave të vazhdueshme ndaj Qeverisë aktuale, minatorët e Trepçës kanë përjetuar mungesën e trajtimit adekuat”.

“Qeveria e Kosovës duhet të dëgjoj kërkesat e minatorëve dhe duhet të ndërmarr veprime urgjente dhe konkrete për të garantuar kushte më të mira dhe siguri në vendin e punës”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social ‘Facebook’. 

Ndërsa, rastin e ka vlerësuar si “ngjarje të rëndë”.

“Është e domosdoshme të zhvillohet një hetim i plotë dhe i pavarur për të identifikuar shkaqet dhe përgjegjësitë në këtë ngjarje e cila ka mundur të përfundoj me fatalitet”.

“Punëtorëve të lënduar ju dëshiroj shërim të shpejtë dhe mbështetje të plotë në këtë moment të vështirë për ta”.

12 minatorë janë lënduar në minierën e Trepçës, të mërkurën e 17 janarit.

Lajmin për Albanian Post e kanë konfirmuar nga Sindikata e Trepçës, të cilët kanë deklaruar se të njëjtit janë lënduar nga acidi.

“Dhjetë persona janë lënduar prej acidit, i cili përdoret për pastrimin e gypave të pompave, duke e lëshuar ka shpërthyer dhe iu ka shkaktuar një lloj ngufatjeje”, është thënë nga sindikata për AP.

Nga sindikata është pohuar se lëndimet janë marrë në sy.

Edhe “Trepça”, ka reaguar duke thënë se tetë prej tyre janë me lëndime më të lehta të cilët po marrin trajtimin mjekësor në emergjencë dhe dy prej tyre janë me lëndime më të rënda.

“Ekipet shpëtuese të minierës në krye me Udhëheqësin e Njësisë Biznesore z. Bahri Karaqa kanë reaguar me shpejtësi për evakuimin e punëtorëve të lënduar nga miniera dhe dhënien e ndihmës së parë duke vazhduar me trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

“Bordi Mbikëqyrës i ndërmarrjes Trepça Sh.A., U.D. Kryeshefi Ekzekutiv i ndërmarrjes Trepça Sh.A., Udhëheqësi i Njësisë Biznesore Minierat e Stantërgut me Flotacion Tunel i Parë, shprehin keqardhje për aksidentin e ndodhur në minierë si dhe urojnë shërim të shpejt dhe të plotë për punëtorët e lënduar të minierës”, thuhet në komunikatë.

Nga Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë, kanë njoftuar se gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

12 minatorë lëndohen në Minierën e Trepçës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore