Lajme

Krasniqi: Është emergjente që Kosova të anëtarësohet në KE


Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të përshpejtuar procesin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KE), pasi që kjo është çështje emergjente për Kosovën.

I pari i opozitës në Kosovë, Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tutje ka thënë se krahas situatës së krijuar me sulmin ushtarak dhe pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Sipas Krasniqit kjo “jo vetëm që po shndërrohet në tragjedi për një vend evropian, por po ashtu po sulmon vlerat qytetëruese e demokratike të cilat ne, Kosova dhe populli i saj i ndan me demokracitë perëndimore”.

Memli Krasniqi – Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Lideri i PDK-së, gjithashtu i ka bërë thirrje Qeverisë që të ndërmarrë masa për të siguruar, në rast nevoje, strehimin e së paku 5 mijë qytetarëve ukrainas që janë shpërngulur dhunshëm nga agresioni i Rusisë në Ukrainë.

“Republika e Kosovës është produkt i forcave qytetare liridashëse që e kupton shumë mirë domethënien e një agresioni të tillë ndaj lirisë dhe demokracisë. Prandaj, ky moment duhet të shërbejë për të avancuar vlerat tona të përbashkëta dhe konsolidimin tonë të mëtejmë në kuadër të strukturave demokratike evropiane dhe perëndimore”, ka shkruar Krasniqi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore