Lajme

Krasniqi do të gjykohet ndaj akuzave për korrupsion


Ish-Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Lavdi Krasniqi.

Gjykata e Apelit e ka ndryshuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin kjo e fundit kishte hudhur poshtë dy pika të aktakuzës ndaj ish drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Lavdim Krasniqi, i cili akuzohej për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Në vendim e Apelit thuhet se me refuzimin e kërkesës për hedhjen e aktakuzës të parashtruar nga mbrojtësi i të akuzuarit Krasniqi, avokatit Ramë Gashi, i hapet rruga nisjes së shqyrtimit gjyqësor ndaj ish-drejtorit të Sekretariatit të KPK-së.

“Ndryshohet aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë- Departamenti për Krime të Rënda i datës 25.11.2021 lidhur me pikën III nënpikën 1 të dispozitivit, ashtu që refuzohet si e pabazuar kërkesa për hedhjen e aktakuzës e parashtruar nga mbrojtësi i të pandehurit”.

“Për veprat penale në bashkëkryerje “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar(pika IV e aktakuzës dhe pika V e aktakuzës, ashtu që procedura  vazhdon me shqyrtim gjyqësor në gjykatën e shkallës së parë” thuhet në vendimin e Apelit, raporton Betimi për Drejtësi.

Gjykata Themelore në Prishtinë.

Ndërsa, Apeli ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinës

“Gjykata e Apelit ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë duke vërtetuar vendimin e shkallës së parë me të cilën kishte shpallur si provë të papranueshme transkriptimin e bisedës së bashku me CD e 26 shkurtit të marra në bazë të urdhëresës së gjykatës më 25 shkurt 2021”.

Po ashtu, Apeli ka anuluar vendimin e shkallës së parë edhe sa i përket të akuzuarës, Margiona Gashi, për veprën penale, “Blerja, posedimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

Më 6 tetor, është mbajtur seanca gjyqësore për korrupsion ndaj ish-Drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Lavdi Krasniqi, dhe zyrtarëve të tjerë, Ardian Krasniqi, Marigona Berisha dhe Flora Doda.

Po ashtu, me 1 mars, ish-Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi së bashku me një zyrtare tjetër të këtij institucioni, ishin arrestuar si të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore