Lajme

Lavdim Krasniqit do të gjykohet për korrupsion


ish-Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Lavdi Krasniqi

Senca gjyqësore për korrupsion ndaj ish-Drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Lavdi Krasniqi, dhe zyrtarëve të tjerë, Ardian Krasniqi, Marigona Berisha dhe Flora Doda, mbahet sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Akuzat që rëndojnë mbi ta janë “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, ushtrim të ndikimit, falsifikim të dokumenteve, mos raportim ose raportim i rremë i pasurisë, të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare dhe blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituar me kryerjen e veprës penale”.

Më 3 gusht të këtij viti Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte ngirutr aktakuzë për korrupsion ndaj drejtorit, tashmë të pezulluar, Lavdim Krasniqit, për korrupsion, përcjell Betimi për Drejtësi.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cila iu vihen në barrë, të njëjtëve t’u shqiptohet dënimi plotësues-Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, konform nenit 59 lidhur me nenin 62 të KPRK-së dhe të bëhet konfiskimi i veturës si provë në këtë çështje penale”, ishte bërë e ditur komunikatën e lëshuar për media, në faqen e zyrtare të Sistemit Prokurorial.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore