Lajme

Krasniqi: 14 prilli përcaktoi fatin tim


Vasfije Krasniqi.

Vasfije Krasniqi, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ka kujtuar 14 prillin e vitit 1999 kur ishte rrëmbyer me forcë dhe ishte dhunuar në mënyrë barbare nga forcat serbe.

Ajo ka shkruar në rrjetin social ‘Facebook’, se 14 prilli ka përcaktuar fatin e saj, “e që kurrë nuk do ta harrojë zotimin për drejtësi”.

“Bota ka për të dëgjuar atë që ka ndodhur me djemtë e vajzat, me burrat dhe gratë gjatë viteve 1998-99, dhe një gjë është e sigurt se Serbia do të mbahet përgjegjëse për krimet që ka kryer! Është 14 prilli që ka përcaktuar fatin tim, e unë kurrë nuk do të harroj zotimin tim për drejtësi”, ka shkruar Krasniqi.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka marrë pjesë në hapjen e ekspozitës me rastin e 14 prillit, Ditës së të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

E para e vendit, ka kërkuar që rastet e dhunës seksuale gjatë luftës të raportohen në Komisioni.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Vasfije Krasniqi.

“Para një viti në po këto dit kam propozuar që 14 prilli të jetë dita e të mbijetuarave të dhunës seksuale. Shënimi i 14 prillit muaji edhe kur ka pas më së shumti dhunime do të ishte bashkim i zërave tonë”, tha Osmani.

Në të njëjtën datë, Vasfije Krasniqi është rrëmbyer me forcë dhe është dhunuar në mënyrë barbare nga forcat serbe.

E enjtja e 14 prillit shënon Ditën e të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.=

Kjo datë ishte propozuar vitin e kaluar nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila përkon me ditën e rrëmbimit të Vasfije Krasniqit nga serbët, e para e mbijetuar e dhunës seksuale e cila ka folur publikisht për përjetimet dhe dhunën e shkaktuar.

Një vit më parë nga presidentja Vjosa Osmani, sot 14 prill në Kosovë shënohet Dita e të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kjo datë përkon me ditën e rrëmbimit të Vasfije Krasniqit nga forcat serbe.

Më 14 prill të vitit 1999, Vasfije Krasniqi u rrëmbye me forcë dhe u dhunua në mënyrë barbare nga forcat serbe.

Në nivel vendit, llogaritet se janë rreth 20 mijë të mbijetuar të dhunës seksuale, gra e burra.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore