Zgjedhjet në Kosovë

KQZ mban mbledhje, diskutohet procesi zgjedhor


KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pritet të mbajë mbledhjen e radhës të shtunën e 23 tetorit në ora 11:00, ku për rend dite do të ketë tema lidhur me fushatën dhe angazhimet tjera rreth balotazhit që pritet të mbahet në mesin e muajit nëntor për zgjedhjet lokale.

Kjo është bërë e ditur nga ana e KQZ-së, ku thuhet se ndër të tjera do të raportohet puna në Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR).

Gjithashtu, në mbledhje do të shqyrtohet dhe aprovimi i vendimit për distinktivë të vëzhguesve të subjekteve politike dhe entiteteve për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale të 17 tetorit 2021, Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për përfaqësimin në këshilla të vendvotimit për subjektet politike që garojnë për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale 2021.

Ndërsa mbledhja paraprak ishte mbajtur të enjten e 21 tetorit ku kishte gjithsejtë katër pika të rendit të ditë.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi të premten ka bërë të ditur se KQZ tashmë ka miratuar planin operaiconal për organizimin e raundit të dytë të zgjedhjeve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar planin operacional për organizimin e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave. Fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët për kryetarë do të jetë pesë ditë. Do të fillojë nga 8 nëntori dhe do të përfundojë më 12 nëntor”, deklaroi Elezi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore