Sport

Kounde, më shumë në Londër se në Sevilja


Chelsea është shumë afër që të kompletojë edhe një transferim të madh, duke siguruar shërbimet e Jules Kounde nga Sevilla.

Këtë e konfirmojnë Gianluca Di Marzio dhe Fabrizio Romano, dy gazetarë shumë të besueshëm.

Chelsea ka bërë ofertën finale për Jules Kounde.

Blutë e Londrës po presin që Kurt Zouma të transferohet te West Ham, në mënyrë që ata të kompletojnë transferimin.

Chelsea ka marrëveshje personale me Kounde-n që nga muaji korrik.

Sevilla nuk pritet të shkaktojë probleme, për shkak se oferta prej 50 milionë eurove ka qenë edhe kërkesa e tyre.

Blutë e Londrës poashtu janë afër që të kompletojnë edhe huazimin e Saul Niguez nga Atletico Madrid.

Kampionët e Evropës nuk duket se e kanë ndërmend të ndalen, në rrugën e tyre për të ndërtuar një “super” skuadër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore