Lajme

Kosovë: Shërbimi Korrektues lehtëson masat për vizitat familjare të të burgosurve


Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) duke u bazuar në vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të pandemisë në Kosovë dhe lehtësimit të masave ditë më parë nga ana e Qeverisë, ka marr vendim që nga data 28 tetor 2021, të lehtësoj masat edhe për të burgosurit dhe stafin operativ.

SHKK me anë të një njoftimi bënë të ditur se do të lejohen dy të rriturit dhe dy fëmijë për të vizatuar një të burgosur.

Ndërsa sa i përket vizitave familjare thuhet se ato do të realizohen në distancë dhe me mjete mbrojtëse, ku maska duhet të jetë e vendosur gjatë gjithë kohës.

“Vizita në institucione të hapura pa barriera, të bëhen më mjete mbrojtëse, maska dhe të respektohet distanca”.

Secili vizitor, para se të hyj në institucion, duhet të dëshmojë certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19 ose “Testi RT- PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë dhe testi i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë”, thuhet në njoftim.

Për të miturit, të cilët janë nën moshën 16 vjeç nuk kërkohen teste thuhet në njoftim duke shtuar se SHKK do të bashkëpunoj me të gjitha institucionet e vendit për mbajtur të informuar opinionin publik mbi aktivitetin dhe masat e ndërmarra në raport me pandeminë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore