Lajme

Kosovë: Plagosen katër persona


Ilustrim.

Katër persona kanë përfunduar të lënduar nga një përleshje që ka ndodhur në komunën e Vitisë, të premten e 25 nëntorit.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani,

“Në këtë rast katër (4) persona dyshohet se kanë pësuar lëndime trupore nga mjete të forta. Tre (3) nga të lënduarit janë dërguar në qendrën emergjente në Gjilan,  ndërsa njeri nga të lënduarit për shkak të lëndimeve të pësuara është transferuar në QKUK Prishtinë”, ka thënë Hashani për AP.

Policia e Kosovës.

Ai tutje ka njoftuar se Policia në momentin që ka kuptuar rrethanat është paraqitur në vendin e ngjarjes.

“Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe janë arrestur tre të dyshuar Kosovar dhe dy të dyshuar tjerë të cilët janë të njohur për policinë, janë në kërkim, për rastin është i njoftuar prokurori i shtetit”.

Rreth kësaj ngjarje përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka shkruar edhe njëri nga doktorët e QKMF-së të qytetit të Vitisë, Përparim Pajaziti.

“4 persona kanë ardhur me plagë të shkaktuara nga mjete të mprehta, sipas gjitha gjasave me thikë. Ne u kemi dhënë ndihmën e parë dhe ata janë dërguar në spitalin rajonal në Gjilan”, ka shkruar ai.

Teksa rasti është duke u hetuar nga Polica e Kosovës, hetimet Rajonale në Gjilan.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore