Lajme

Kosovë: Pas një jave mbahet ankandi i dytë i letrave me vlerë


Ankandi i dytë i për vitin 2022, do të mbahet pas një jave.

Më 22 shkurt, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se do të organizohet ceremonia e ankandit në Kosovë.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 10 vjeçar në shumën prej 15 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

“Ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (10 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi. Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq ankandi i parë është mbajtur më katër shkurt.

Në këtë ankand, u emetuan Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 25 milion eurove.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore