Lajme

Kosovë: Ndryshon Kodi i Procedurës Penale, për të luftuar korrupsionin


Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në mbledhjen e fundit që kanë mbajtur kanë miratuar në parim Projekt-kodin e Procedurës Penale.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që mori pjesë në këtë mbledhje, arsyetoi projektligjin duke prezantuar para anëtarëve edhe arsyet pse duhet të shtyhet përpara ky Projekt-kod.

Ajo tha se kanë punuar me stafin e saj për evidentimin e problemeve që kanë qenë më herët.

Haxhiu tha se ky dokument është mjaftë i rëndësishëm ku grupi punues është përpjekur që të evidentoj të gjitha problemet.

“Qëllimi i këtij draft-ligji është hartimi i drejtësisë penale. Theksoj se janë adresuar shumë çështje si ajo e dënimit në mungesë për të gjitha veprat penale, suspendimi i personave zyrtarë nga detyra”

Haxhiu ka folur edhe për afatin e hetimeve, që sipas saj, edhe zyrtarët që hetohen për korrupsion duhet të suspendohen nga puna.

“Ende konsiderohet që ka një numër të madh të aktakuzave dhe vepra të ndryshme penale, dhe për këtë e kemi konsideruar të rëndësishme suspendimin nga puna e tyre zyrtare. Po ashtu theksoi këtu edhe afatin e hetimeve i cili tani është dy vite sepse ka qenë shumë gjatë më parë”.

Pasi prezantoi argumentet, Haxhiu kërkoi nga deputetët që ta votojnë projektligjin.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, kërkoi sqarime nga ministrja Haxhiu në lidhje me konfiskimin e pasurisë.

Haxhiu në përgjigjen për Selmanajn tha se kanë “rishikuar kapitullin e konfiskimit dhe qëllimi është që të përshtatet edhe me kodin penal”.

Ndërsa deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, theksoi se e mirëpresin këtë projekt kod, duke shtuar se do ta votojnë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore