Lajme

Kosovë: Mbi 122 mijë persona të imunizuar, apel qytetarëve të regjistrohen në platformën e-Kosova


ilustrimi i fotografise

Gjatë ditës së enjte në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë ka vazhduar procesi për imunizimin e qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19.

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, ka thënë se deri më tani në nivel vendi janë mbi 3 mijë 650 vaksina.

“Në këto qaste që ne flasim kemi mbi 350 vaksina në sallën “1 Tetori”, ndërsa nëse iu referohemi shifrave në nivel vendi kemi 3 mijë 650 vaksina”, ka thënë Bardhi.

Bardhi ka treguar se edhe sa persona deri me tani në nivel vendi janë vaksinuar.

“Procesi i vaksinimit në nivel vendi nga dita e parë e vaksinimit deri më tani të vaksinuar kemi mbi 122 mijë 180 vaksina”, u shpreh ai.

Sipas tij, janë duke u zbatuar paralelisht vaksinat Astra Zenca dhe ajo Pfizer.

“Për dozën e parë kemi vetëm Pfizer, ndërsa nëse flasim për dozën e dytë kemi Pfizer dhe Astra Zenca”.

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi ka bërë një apel për qytetarët rreth aplikimit për tu injektuar me vaksinën kundër COVID-19.

“Iu bëjë apel qytetarëve që të aplikojnë në e -Kosova dhe mos të vijnë kotë deri te salla sepse apo në cilëndo qendër të vaksinimit, sepse e kemi të pamundur që ne të i regjistrojmë  ata brenda këtu, nëse ai paraprakisht nuk e ka realizuar aplikimin në platformën e- Kosova”, ka shtuar ai.

Që nga data 15 qershor në Kosovë ka filluar procesi masiv i vaksinimit të qytetarëve.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kishte thënë se “tanimë kemi kaluar shifrën 100 mijë të vaksinuarve dhe objektivi ynë mbetet vaksinimi i 60% të qytetarëve”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore