Lajme

Kosovë: Fillon greva në ATK


Greva e punëtorëve të ATK-së

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), ka filluar grevën nga ora 09:00 deri në orën 12:00, ndërsa i ka ndërprerë të gjitha shërbimet për tatim paguesit.

Kjo grevë vije pas ngritjes së kërkesave të tyre drejtuar Ministrisë së Financave, dhe pas ripërtëritjes së dërgimit të shkresës, dhe mos përgjigjes në lidhje më kërkesat e tyre, ata e kanë vazhduar grevën e pezulluar.

“Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës pas ngritjes së kërkesave drejtuar Ministrisë së Financave, dhe pas ri përsëritjes së dërgimit të shkresës së fundit me datë 9 qershor 2021, përmes të cilës i është dhënë afat prej 30 ditësh, dhe meqë nuk është pranuar përgjigje në lidhje me kërkesat e adresuara”, thuhet në njoftim.

Greva do të mbahet në të gjitha Drejtoritë e Administratës Tatimore të Kosovës.

Disa nga kërkesat e punëtoreve të ATK-së janë, krijimi i kushteve të punës, propozim ndryshimi i statusit të ATK-së dhe kompensimet tjera të shpenzimeve.

Për 1 orë edhe në muajin maj të këtij viti, punëtorët e ATK-së e kishin bojkotuar punën për tatim paguesit në të gjitha drejtoritë.

 

Greva e punëtorëve të ATK-së

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore