Lajme

Kosovë: 19 raste të reja me COVID-19


Klinika Infektive.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar se brenda 24 orëve, janë regjistruar 19 raste të reja me COVID-19.

Numri i të infektuarve vjen nga 879 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 21 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 434.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar gjithsej 121 persona.

Ndërkaq, 902 mijë e 166 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 821 mijë e 612.

Të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore