Sport

Kosovare Asllani lëndohet rëndë, mungon me muaj


Futbollistja me origjinë nga Kosova, Kosovare Asllani, ka pësuar lëndim të rëndë.

Asllani, që paraqitet me Real Madrid-in, do të mungojë për dy deri në katër muaj.

Kosovarja ka pësuar një tërheqje një ligamente të gjurit të djajthtë, që do ta lë jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Ky lëndim është një goditje e madhe edhe për Real Madrid-in, që Kosovaren e kishin edhe sulmuesen kryesore në formacion bazë.

Madrilenet janë kualifikuar për herë të parë në histori në Champions League, dhe lëndimi i Asllanit do të ndihet edhe më shumë me numrin e madh të ndeshjeve që skuadra është e detyruar ta luaj.

Me Real-in, Kosovarja ka luajtuar 33 ndeshje deri tani.

Në këto 33 ndeshje, ajo ka gjetur rrugën e rrjetës 17 herë, duke qenë golashënuesja më e mirë në histori të klubit.

Skenari më i mirë sipas doktorëve të klubit madrilen, është që Asllani të kthehet në muaji dhjetor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore