Lajme

Kosova në Këshill të Evropës dhe Rezoluta e OKB-së për Srebrenicën – Vukotiç: Përgjigje e Perëndimit ndaj mashtrimeve të Vuçiçit


Aleksandër Vuçiç

Boris Vukotiç, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, deklaroi se vendimmarrja në Këshillin e Evropës për pranimin e Kosovës dhe votimi i rezolutës së Kombeve të Bashkuara për gjenocidin serb në Srebrenicë të Bosnje-Hercegovinës, janë dy kundërpërgjigjet e forta perëndimore ndaj mashtrimeve të Aleksandër Vuçiçit, presidentit autokratik të Serbisë.

Në një artikull të publikuar në gazetën e njohur kroate “Index” të shtunën, eksperti malazez konsideroi se në vend të përmbushjes së pritshmërive të perëndimit, presidenti serb forcoi sundimin autoritar në Serbi dhe punoi për të shkatërruar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë ngritjen e tensioneve në pjesën veriore të Kosovës.

“Vendimmarrja për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pritet të jetë në agjendën e ministrave që duhet të mbahet në mes të majit. Dhe kjo pas votimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. A është kjo një kombinim i rrethanave apo perëndimi po vepron sipas një skenari të dakorduar paraprakisht? Gjykone vetë”.

Presidenti i Serbisë paralajmëroi se do të angazhohet kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe kundër aprovimit të rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë. Përderisa votimi për Kosovën pritet ta kalojë fazën finale në Këshillin e Ministrave të Këshillit të Evropës në mes të majit, data kur do të votohet draft-rezoluta e OKB-së nuk dihet ende.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore