Përballje

Kosova deklason San Marinon, Muriqi i papërmbajtshëm


Kombëtarja e Kosovës në futboll e ka mposhtur San Marinon me rezultat 4:1, në miqësoren të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Vedat Muriqi ishte i papërmbajtshëm në fushë, duke shënuar katër golat për Dardanët, teksa hyri në histori, duke u bërë lojtari i parë qe shënon katër gola për Kosovën.

Paraqitje tejet të mirë pati edhe Arbër Zeneli, i cili asistoi në tre gola të Muriqit.

Ndeshja u zhbllokuaa në minutën e 28-të, ku falë një kombinimi mes Zenelit dhe Muriqit, ky i fundit realizoi për 1:0.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Zeneli harkoi për mrekulli nga një godije e lirë, ku më së miri në zonë u gjind Muriqi për të shënuar golin e dytë personal.

Me të filluar pjes e dytë, ishte përsëri kjo dyshe, që trefishuan epërsinë e Dardanëve, derisa golin e katërt sërish e shënoi Muriqi, nga pika e bardhë e penalltisë.

Pesë minuta para përfundimit të ndeshjes, futbollisti mysafir, Tomassini arriti të shënoj golin e nderit për rezultatin përfundimtra 4:1, që njëherësh ishte edhe goli i parë i kombëtares së tij, që nga nëntori i vitit 2019.

Ndeshjen e radhës, Kosova do ta zhvillojë përballë Maltës më 4 qershor në Klagenfurt të Austrisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore