Lajme

Kosnett takohet me Kurtin: Punoni bashkë për formimin e qeverisë


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett, ka kërkuar nga partitë politike në Kosovë që të punojnë bashkë në formimin e qeverisë së re.

Komentet e Kosnett vijnë pas takimit me Albin Kurtin, liderin e Lëvizje Vetëvendosje, të cilin diplomati amerikan e vizitoi në parti dhe i uroi fitoren.

“I kënaqur të takohem me Albin Kurtin dhe të urojë Lëvixzjen Vetëvendosje për fitoren e saj deh të disktuojë për rrugën përpara të Kosovës”, shkruan Kosnett në llogarinë e tij në Twitter.

“I lusim partitë politike që të punojnë së bashku për të formuar një qeveri dhe parlament që u shërben të gjithë qytetarëve dhe që adreson sfidat e kohës”, vazhdon cicërima e tij.

Kosnett sot gjatë ditës vizitoi Kurtin, por as para e as pas takimit nuk pati konferencë për media.

Gjithashtu, nuk është lëshuar akoma një komunikatë që nga Vetëvendosje që tregon për natyrën e takimit dhe temat që janë diskutuar në takim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore