Lajme

Koreja e Veriut lëshoi raketa balistike, thotë roja bregdetare e Japonisë


Koreja e Veriut duket se ka lëshuar një raketë balistike.

Kështu thanë autoritetet japoneze. Ndërkohë transmetuesin kombëtar “NHK” raportoi se dy raketa mund të jenë lëshuar.

Incidenti do të shënonte lëshimin e shtatë të tillë nga Koreja e Veriut që nga 25 shtatori, duke thelluar shqetësimin si në Tokio ashtu edhe në Washington.

Predha tashmë kishte rënë, tha roja bregdetare e Japonisë në një deklaratë. “NHK”-ja shtoi  se dukej se raketa kishte zbritur jashtë zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë.

Ajo më vonë tha se një raketë e dytë dukej se ishte lëshuar, duke cituar burime të ministrisë së Mbrojtjes, megjithëse nuk kishte informacion të mëtejshëm menjëherë.

Agjencia e Lajmeve “Yonhap” e Koresë së Jugut raportoi se Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike të paspecifikuar në drejtim të bregut lindor, duke cituar shefin e përbashkët të shtabit të Koresë së Jugut.

Koreja e Veriut lëshon një tjetër raketë në drejtim të detit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore