Bota

Koreja e Veriut akuzon Joe Biden për politika armiqësore mbi programin bërthamor


Ministria e Jashtme njoftoi se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, ishte i vendosur të mbante një “politikë armiqësore” ndaj Koresë së Veriut.

Gjatë kësaj jave Biden e cilësoi programin bërthamor të Koresë së Veriut si “kërcënim serioz” për sigurinë globale.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, është shprehur se, presidenti po planifikon të ndërmarrë një qasje të “kalibruar” në Korenë e Veriut.

Psaki tha të premten se, rishikimi i politikës amerikane kishte përfunduar. Sipas tij, Biden kishte mësuar nga përvoja e katër administratave të mëparshme, të cilët kanë dështuar në detyrimin e Korensë së Veriut për të braktisur programin e armëve bërthamore.

SHBA pritet të presë këshilltarët e sigurimit kombëtar të Japonisë dhe Koresë së Jugut për një shqyrtim të shpejtë të situatës.

Në një deklaratë për mediat shtetërore, të dielën, ministria e jashtme e Koresë së Veriut, i quajti komentet e presidentit Biden në lidhje me programin e saj bërthamor, si “të patolerueshëm” “të gabuara”.

Një deklaratë e veçantë e ministrisë së Jashtme tha se, komentet që kritikonin situatën e të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut, fyen dinjitetin e udhëheqësit Kim Jong-ut. Gjithashtu tregoi që SHBA “po përgatitet për një përballje të gjithanshme”.

Biden tha në një sesion të përbashkët të Kongresit, duke shënuar 100 ditët e tij në detyrë, se programi bërthamor i Koresë së Veriut, së bashku me Iranin, paraqitën si “kërcënime serioze për sigurinë amerikane dhe sigurinë e botës”.

Nuk është e qartë se në cilat komente për të drejtat e njeriut referohet deklarata anga autoritetet në Pyongyang, por Washington Post raporton se Shtëpia e Bardhë pritet të caktojë së shpejti të deleguarin special për të drejtat e njeriut.

Autoritetet nga Washingtoni janë përpjekur të lidhin kontakt diplomatik me Korenë e Veriut, që nga mesi i shkurtit.

Ajo minimizoi testimin e raketave me rreze të shkurtër, muajin e kaluar, duke thënë se ishte “aktivitet normal ushtarak” dhe “biznes si zakonisht”.

Deri më tani, Pyongyang nuk e kishte pranuar Joe Biden si presidentin e ri të SHBA-së.

Biden e ka quajtur Kim-in “një bandit” gjatë fushatës së tij zgjedhore dhe tha se çarmatimi bërthamor i Koresë së Veriut duhej të ndodhte përpara se sanksionet dëmtuese ekonomike të vendosura nga SH.B.A. dhe KB të mund të qetësoheshin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore