Lajme

Konjufca me delegacionin danez diskuton për nënshkrimin e marrëveshjes ndërkombëtare “hap i rëndësishëm”


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe ministri i Drejtësisë të Danimarkës, Peter Hummelgard.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është takuar me ministrin e Drejtësisë të Danimarkës, Peter Hummelgard dhe Komisionin për Legjislacion të Parlamentit danez me të cilët ka biseduar për nënshkrimin e marrëveshjes ndërkombëtare mes Kosovës dhe Danimarkës.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Konjufca është thënë se ka potencuar disa nga arritjet e Kosovës në shumë fusha.

“Duke përmendur hapat e ndërmarrë për të bërë Kosovën pjesë të familjes së madhe evropiane, kryetari Konjufca specifikoi se mbështetja e shteteve si Danimarka është shumë e rëndësishme në këtë rrugëtim”, thuhet në komunikatë.

Tutje është thënë se nënshkrimi i marrëveshjes ndërkombëtare mes Kosovës dhe Danimarkës është shumë hap i rëndësishëm.

“Intensifikon bashkëpunimin midis dy shteteve në fushën e drejtësisë, por edhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët”.

Ndër të tjera, kryetari i Kuvendi u shpreh se ekziston vullnet i përgjithshëm për ta mbështetur këtë marrëveshje dhe për të filluar sa më parë implementimin e saj.

Po ashtu, arritja e kësaj marrëveshjeje të bashkëpunimit u vlerësua mjaft e rëndësishme edhe nga përfaqësuesit e Parlamentit të Danimarkës dhe ministri danez i Drejtësisë.

Sipas marrëveshjes të arritur mes Kosovës dhe Danimarkës, të burgosurit e huaj do të dërgohen në fillim të vitit 2023 në një burg në qytetin e Gjilanit.

Pasi të kenë vuajtur dënimin, ata do të dëbohen nga Kosova.

Danimarka dëshiron që të huajt që kryejnë vepra penale, të dënohen me dëbim nga shteti.

Ky shtet planifikon që të transferojë menaxhimin e të huajve përtej kufijve të Bashkimit Evropian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore