Kosova

Konjufca falënderon homologun Sobotka për përkrahjen ndaj Kosovës


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe homologu, Wolfgang Sobotka.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është dukë qëndruar për vizitë në Austri, ndërsa në takimin me homologun Wolfgang Sobotka ka falënderuar shtetin austriak për ndihmën ndaj shtetit të Kosovës në të gjitha proceset.

Konjufca përmes një shkrimi në ‘Facebook’, ka thënë se do të forcohen edhe më tej marrëdhëniet Kosovë-Austri.

“Jam thellësisht falënderues për rolin, mbështetjen dhe kontributin që Austria ka dhënë për pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe konsolidimin e shtetit tonë që një kohë të gjatë”.

Po ashtu, kreu i Kuvendit bëri të ditur se ka shprehur mirënjohje ndaj tij edhe për procesin e integrimit të Kosovës në BE.

“Shpreh mirënjohjen edhe për mbështetjen që aktualisht Austria po i jep procesit të integrimit të Kosovës dhe rajonit të Ballkanit në Bashkimin Evropian”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe homologu, Wolfgang Sobotka.

Ai thekson se nevojitet edhe forcimi i bashkëpunimit ndërparlamentar dhe ndërshtetëror në fusha të ndryshme me interes dypalësh, e në veçanti për promovimin e biznesit dhe nxitjen e investimeve direkte nga kompanitë austriake në Kosovë.

“Në këtë mënyrë, do të forcohen edhe më shumë lidhjet historike, miqësore e kulturore midis vendeve dhe popujve tanë”, shkruan ai.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është nisur për vizitë zyrtare në Austri.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe homologu, Wolfgang Sobotka.

Gjithashtu ai do të takohet edhe me Shoqatën e Miqësisë Austri-Kosovë, me kryetarin e saj dhe me eurodeputetin Lukas Mandl, si dhe me bashkatdhetarët që jetojnë atje.

Gjatë qëndrimit në Austri kryeparlamentari Konjufca është thënë se do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë shtetërorë e institucional.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore