Lajme

Konjufca vizitë zyrtare në Austri


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është nisur për vizitë zyrtare në Austri.

Ai pritet të takohet me kryeparlamentarin austriak, Volfgang Sobotka në Pallatin Epstein në Vjenë.

Gjithashtu, kryeparlamentari do të mbajë një ligjëratë në Institutin për Paqe, në Vjenë, si dhe do të zhvillojë një takim me historianin Oliver Shmit.

Po ashtu, është paraparë një takim me Shoqatën e Miqësisë Austri-Kosovë, me kryetarin e saj dhe me eurodeputetin Lukas Mandl, si dhe me bashkatdhetarët që jetojnë atje.

Gjatë qëndrimit në Austri kryeparlamentari Konjufca është thënë se do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë shtetërorë e institucional.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Më 1 qershor, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kishte qëndruar në Greqi për vizitë zyrtare.

Konjufca kishte marrë pjesë në samitin e South East European Countries Cooperation Process dhe bashkë me të kanë qenë edhe disa deputetë të tjerë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore