Lajme

Konjufca: Dielli i vitit 2022 shënon fillimin e shanseve tona


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar qytetarët e Kosovës, duke thënë se dy vitet e fundit ishin sfiduese dhe mjaftë të vështira, ndërsa viti që po vjen do të jetë viti që do të ofrojë “shanse dhe vullnete të reja”.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, për shkak të pandemisë dy vitet e fundit ishin shumë të vështira, prandaj u detyruam të kërkonim forma të reja për organizimin e punës dhe jetës”.

“Dielli i vitit tonë të ri 2022 shënon fillimin e shanseve dhe vullneteve të reja”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Ai ka shtuar se pavarësisht kohëve sfiduese “ne u fokusuam me guxim e vendosmëri që t’i përmbushim qëllimet e përbashkëta dhe detyrat tona”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Për fund kryekuvendari i Kosovës ka thënë se është optimist dhe plot shpresë “që ky vit të jetë dëshmitar i një faze të ndritur zhvillimi për qytetarët dhe vendin tonë”.

“Le të përparojmë së bashku për realizimin e aspiratave tona kolektive. Suksesi dhe gëzimi le të na ndjekin në çdo aspekt të jetës! Ju uroj të gjithëve një vit të ri të begatë, plot shëndet e mbarësi në familjen tuaja. Gëzuar 2022!”, ka përfunduar Konjufca.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore