Aplikacione

Kompania Meta mbyll aplikacionin ‘Messenger Lite’ për pajisjet Android


Kompania Meta ka vendosur të ndërpresë përdorimin e aplikacionit ‘Messenger Lite’ për pajisjet që përdorin sistemin operativ Android. Messenger Lite, i njohur si një opsion më i lehtë për komunikim, nuk do të jetë më në dispozicion për përdoruesit që nga 18 shtatori.

Kur përdoruesit tentojnë të hapin aplikacionin, ata do të udhëzohen të kalojnë në aplikacionin kryesor të Messenger.

Aplikacioni ‘Messenger Lite’ nuk do të jetë më i disponueshëm për shkarkim në Google Play dhe do të jetë i qasshëm vetëm për ata që e kanë shkarkuar më parë.

Introducing Video Chat in Messenger Lite | Meta

Në një njoftim zyrtar, kompania Meta konfirmoi mbylljen e aplikacionit. Një zëdhënës i kompanisë tha, “Që nga data 21 gusht, përdoruesit e Android që përdorin Messenger Lite do të drejtohen në aplikacionin Messenger ose FB Lite për dërgimin dhe marrjen e mesazheve”.

Ky njoftim për mbylljen e ‘Messenger Lite’ vjen në një kohë kur kompania Meta ka bërë ndryshime të tjera të rëndësishme në aplikacionin Messenger për pajisjet Android.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore