Lajme

Komisioni për Buxhet ratifikon dy marrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë


Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për sigurime shoqërore me Shqipërinë dhe Projektligjin për zbatimin e lehtësirave doganore dhe të kontrollit të mallrave me Shqipërinë.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar se dy marrëveshjet thellojnë bashkëpunimin me Shqipërinë.

Deputetët opozitarë i dhanë mbështetje në parim, mirëpo ngritën paqartësi për teknike për marrëveshjen për sigurime shoqërore me Shqipërinë.

Gjithashtu, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e konsideroi të papërgatitur për këtë temë ministrin Murati.

Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë.

Edhe, me 7 dhjetor, zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRrE) dhe Enti Rregullator i Energjisë së Shqipërisë (ERE), kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për njohjen reciproke të licencave për veprimtarinë e tregtimit dhe furnizimit të energjisë elektrike.

Kryesuesi i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, tha se marrëveshja e sotme është në funksion të integrimit të tregut të energjisë elektrike në mes dy vendeve.

“Me qëllim të integrimit të dy tregjeve, sot ne nënshkruajmë memorandumin për njohjen e ndërsjellë të licencave. Një treg i përbashkët do t’i hap rrugë investimeve të reja në sektorin e energjisë”, tha Fejzullahu.

Këtë marrëveshje e kanë quajtur tejet të rëndësishme edhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizavanolli dhe zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Ilir Bejtja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore