Lajme

Komisioni gjerman miraton blerjen e luftarakëve F-35 për 10 miliardë euro


Komisioni i buxhetit në Bundestag-un gjerman miratoi të mërkurën e 14 dhjetorit blerjen e avionëve luftarakë F-35 të prodhuar nga gjigandi amerikan i mbrojtjes “Lockheed Martin” në vlerë prej 10 miliardë euro.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”, duke cituar dy anëtarë të komitetit.

Ky është një nga projektet e para të mëdha të mbrojtjes për të cilin Berlin-i do të shpenzojë para nga një fond special prej 100 miliardë eurosh.

Kancelari Olaf Scholz njoftoi krijimin e fondit disa ditë pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt.

Fondet synojnë të rrisin standardin e armëve dhe pajisjeve të Bundeswehr-it (Forcat e Armatosura gjermane).

Gjermania synon të blejë gjithsej 35 avionë luftarakë F-35, duke përfshirë raketa dhe armë dhe pajisje të tjera.

Tetë avionët e parë do të dorëzohen në vitin 2026.

“Tornado” është i vetmi avion gjerman i aftë të mbajë bomba bërthamore të SHBA-ve, i ruajtur në Gjermani, në rast konflikti.

Por forcat ajrore kanë përdorur këta avionë që nga vitet ’80 dhe Berlini zyrtar po planifikon t’i heqë gradualisht atë deri në vitin 2030.

DASH miraton shitjen e 35 luftarakëve F-35 në Gjermani

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore