Euro 2024

Kombëtarja zhvillon përgatitjet e fundit përpara ndeshjes me Italinë


Kombëtarja shqiptare, që vazhdon të jetë e grumbulluar ne Sportcenter Kaiserau të Kamenit, ka zhvilluar këtë të enjte një seancë stërvitore gjatë pasdites.

Skuadra dhe stafi teknik janë fokusuar te pjesa taktike dhe me ngarkesa fizike të reduktuara, teksa gjendja e grupit është në parametra optimale dhe nuk ka probleme fizike.

Kjo ishte edhe stërvitja e fundit e Kombëtares në Kaiserau para ndeshjes së parë të grupit në Euro 2024 ndaj Italisë, teksa nesër kuqezinjtë do të stërviten në stadiumin e Dortmundit, aty ku do të luhet edhe sfida me kampionët e Evropës.

Në ora 17:45, trajneri Silvinjo dhe mbrojtësi Berat Gjimshiti do të jenë në konferencën zyrtare për median, që do të transmetohet edhe në faqen zyrtare të FSHF në Youtube, ndërsa në ora 18:30 do të zhvillohet edhe seanca zyrtare stërvitore po në stadiumin e ndeshjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore