Gatimi

Koha dietës/ Sallatë me dardhë dhe pulë


Sallata luan një rol shumë të rëndësishëm në çdo vakt. Ushqimi indian dhe vaktet indiane janë të paplota pa servirur pjata të shëndetshme sallate. Ne konsumojmë artikuj të ndryshëm ushqimorë çdo ditë dhe asnjë prej tyre nuk është aq i rëndësishëm sa sallata.

Kjo është arsyeja pse sallata konsiderohet si një “Mbret ose Princ i Menusë”.

Shoqëroni pjatat tuaja me këtë sallatë ushqyese me dardhë dhe pulë! E pasur me proteina, vitaminë B6 dhe përmban sasi të ulëta të sheqerit e yndyrës. Shijoni recetën duke ndjekur hapat e mëposhtëm!

Përbërësit: 4 fileto pule, 50 gr djathë Parmigiano, 1 qepë e njomë, 2 dardha, 1 portokall, 1/2 limon ose lime, 70 ml vaj ulliri, 1 lugë kafe mustardë, pak kanellë, kripë, piper.

Përgatitja

Në fillim marinojmë filetot e pulës me kripë, piper dhe vaj ulliri.

I pjekim në një tigan skarë me zjarr jo shumë të lartë derisa filetot të marrin ngjyrë kafe të hapur.

Presim në feta filetot, djathin Parmigiano, dardhën, qepën dhe portokallin.

I vendosim të gjithë përbërësit bashkë në një enë dhe i përziejmë me kujdes.

Tashmë është momenti vetëm ta shijojmë!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore