Lajme

Koalicioni qeverisës në Japoni konfirmon shumicën në Dhomën e Këshilltarëve


Partia qeverisëse e Japonisë dhe koalicioni i saj kanë shënuar një fitore gjithëpërfshirëse në zgjedhjet e dhomës së lartë.

Këto, të mbajtura pas vrasjes së ish-kryeministrit Shinzo Abe.

Lajmi u bë i ditur nga agjencitë perëndimore, duke cituar mediat lokale.

Zgjedhjet për dhomën e lartë janë për Dhomën e Këshilltarëve, ndërsa dhoma e ulët cakton Dhomën e Përfaqësuesve në Japoni.

Partia Liberal Demokrate (LDP) fitoi 63 ulëse, ose më shumë se gjysmën e 125 vendeve të fituara në zgjedhjet e së dielës.

Partneri i koalicionit “Komeito” arriti të fitoi 13 ulëse në këtë dhomë.

Fitorja e zgjedhjeve ravijëzon mbështetjen për rishikimin e kushtetutës pacifiste të Japonisë.

Kjo e fundit, ka qenë një ambicie e kahershme e ish-kryeministrit Abe.

Agjencia e lajmeve “Kyodo” shtoi se kampi pro amendamentit kushtetues tani ka 179 ulëse.

Kryeministri i vendit Fumio Kishida deklaroi se do të vazhdonte me planet për të ndryshuar kushtetutën, e cila iu imponua Japonisë nga Shtetet e Bashkuara pas Luftës së Dytë Botërore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore