Sport

Klubi arab zyrtarizon transferimin e Cikalleshit, do debutojë ndaj kampionëve në fuqi


Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi, është transferuar te klubi arab, Al Khaleej.

Këta të fundit e morën në huazim të thjeshtë një-vjeçar bomberin kuqezi nga skuadra turke, Konyaspor.

Al Khaleej që në këtë edicion siguruan ngjitjen në elitën e futbollit të Arabisë Saudite, e kanë prezantuar transferimin e fundit të tyre.

Cikalleshi pritet të debutojë në ndeshjen e parë të sezonit të ri që do të fillojë të enjten, ku ekipi i tij do të përballet me kampionët në fuqi, Al-Hilal.

Kujtojmë që Cikalleshi kaloi dy sezone te skuadra turke Konyaspor. Ai në total ka regjistruar 71 ndeshje në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar 18 gola.

Cikalleshi në vitin e kaluar rinovoi kontratën me Konyaspor deri në verën e vitit 2024.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore