Lajme

Kinë, 12 persona vdesin pas shpërthimit të gazit/ Qindra nxirren nga rrënojat e ndërtesës


Raportohet se rreth 12 njerëz kanë vdekur në Kinën qendrore si pasojë e një shpërthimi të madh gazi, mëngjesin e së dielës, më 13 qershor.

Sipas autoriteteve lokale shpërthimi ka ndodhur rreth orës 6:30 të mëngjesit me kohën lokale në rrethin Zhangëan të qytetit Shiyan, në provincën Hubei

Sipas shtypit shtetëror “CCTV”, raportoi se autoritetet kanë shpëtuar gati 140 njerëz, duke përfshirë 37 me plagë të rënda.

Dritaret e ndërtesave aty pranë u shkatërruan nga shpërthimi në qytetin Shiyan, provinca Hubei.

Zyra komunale e qytetit fillimisht tha se “shumë” njerëz ishin bllokuar pas incidentit.

Imazhet që qarkullojnë në mediat sociale, treguan shërbimin zjarrfikës duke punuar nëpër rrënojat e shtëpive të rrafshuara.

Qeveria e qytetit deklaroi se ka nisur një hetim për shkakun e aksidentit. Duke shtuar në platformën kineze të “microblogging platform Weibo”, se po organizon forcat e shpëtimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore