Lajme

Kina thotë se nuk ka kushte për marrëveshjen diplomatike të Hondurasit


Kina thotë se nuk kishte kushte të lidhura me një vendim të fundit të Hondurasit për t’i dhënë fund marrëdhënieve diplomatike me Tajvanin dhe vendosjen e lidhjeve zyrtare me Pekinin.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Mao Ning e bëri deklaratën të hënën, një ditë pasi ministrat e jashtëm të Kinës dhe Hondurasit nënshkruan një komunikatë të përbashkët në Pekin për vendosjen e lidhjeve.

“Lidhjet diplomatike nuk janë diçka për tregti”, tha Mao, duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse Pekini do t’i jepte qeverisë në Tegucigalpa ndihmën që thuhet se kishte kërkuar nga Tajvani.

Në fillim të këtij muaji, Ministri i Jashtëm i Hondurasit Eduardo Enrique Reina lëshoi një letër duke kërkuar një kredi prej 2.5 miliardë dollarësh nga Tajvani, sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”.

Huaja kishte për qëllim të ndihmonte shlyerjen e borxhit, si dhe sigurimin e fondeve për ndërtimin e një spitali dhe një dige, njoftoi agjencia e lajmeve, duke cituar një kopje të letrës.

Hondurasi më pas mohoi se kishte kërkuar 2.5 miliardë dollarë ndihmë, ndërsa ministri i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Ëu tha se Hondurasi kishte kërkuar “një çmim të lartë” për të ruajtur marrëdhëniet.

Nga ana e saj, presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-ëen e hodhi poshtë masën e Hondurasit si “pjesë e një sërë shtrëngimi dhe frikësimi të Kinës”.

Ndërkohë, Mao tha të hënën se “ne duam t’u themi autoriteteve të Tajvanit se pavarësia e Tajvanit është një rrugë pa krye, diplomacia e dollarit nuk ka rrugëdalje, dhe çdo komplot që shkon kundër valës së historisë është i dënuar të përfundojë në dështim.”

Kina dhe Tajvani janë përfshirë në një betejë për njohje diplomatike që nga fundi i Luftës Civile Kineze në 1949.

Kina e sheh Tajvanin si një nga provincat e saj pa të drejtë për lidhje shtet me shtet, një pikëpamje që qeveria e zgjedhur në mënyrë demokratike në Taipei e kundërshton fuqishëm.

Pekini ka shpenzuar miliarda për të fituar njohjen për këtë politikë “Një Kinë”. Vëzhguesit vënë në dukje se një rritje e zhvillimit kinez dhe angazhimit politik ka rezultuar në disa vende të Amerikës Latine që kanë kaluar marrëdhëniet e tyre diplomatike nga Tajvani në Pekin.

Aleati i Tajvanit, Hondurasi kërkon lidhje diplomatike me Kinën

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore