Lajme

Kina kundërshton tregtinë e jashtme


Ministria e Tregtisë së  Kinës publikoi  më 9 janar rregullat e reja për të kundërshtuar  ligjet  dhe kufizimet.

Sipas Ministrisë së Tregtisë, ligjet  e vendosura nga vendet e huaja për kompanitë dhe qytetarët kinezë janë të pajustifikuara.  Këto rregulla vijnë pas përkeqësimit të marrëdhënieve midis Pekinit dhe Washington-it.

Njoftohet se një person kinez ose një organizatë që kufizohet nga legjislacioni i huaj mund t`i dërgojë një raport  departamentit të tregtisë brenda 30 ditëve.

Departamenti i Tregtisë do të vlerësojë rastin. Do të shqyrtojë  nëse bëhet fjalë për shkelje të mundshme të ligjit ndërkombëtar.  Ai do të vlerësojë nëse  kjo do të  ndikojë në sovranitetin, sigurinë kombëtare të Kinës dhe nëse do të ndikojë te qytetarët kinezë.

Qeveria kineze mund të marrë masa të tjera nëse do të jetë e nevojshme.

Rregullat e reja  vijnë si një kundërpërgjigje,  ndaj rregullave të vendosura për kompanitë e  ndryshme kineze  nga qeveritë e  huaja, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Vitin e kaluar Washington-i vendosi kufizime ndaj Huawei Technologies Co Ltd.

Kompania teknologjike ByteDance  u sulmua nga Washington-i vjeshtën e kaluar.  Trump  tentoi ta detyronte Tik Tok -un, që t`ia shiste  aplikacionin divizionit amerikan.

Administrata e Trump-it  po konsideron  të bllokojë gjigandët e teknologjisë Alibaba dhe Tencent./AlbanianPost.com

 

 

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore