Film

Kina censuron serinë “Friends” – reagojnë fansat


Platformat qendrore të transmetimit në Kinë kanë censuruar një episod të serisë së famshme televizive, “Friends” – kështu duke bërë që fansat e këtij prodhimi kinematografik të shprehin hapur mllefin e tyre në mediat sociale.

Më specifikisht, bëhet fjalë për episodin e parë të “Friends”, ku Ross tregon se gruaja e tij e la për një grua tjetër, duke nënkuptuar që ajo nuk ishte heteroseksuale.

“Friends”.

Kjo ka bërë që platformat kineze të fshijnë të gjitha skenat e diskutimeve rreth kësaj teme, por në ndërkohë ata kanë censuruar edhe biseda të tjera që kanë të bëjë me seksin.

Fansat e serisë kanë protestuar në mediat sociale duke përdorur hashtagun “#FriendsDeleted”, i cili pos që u bë viral, po ashtu morri më shumë se 54 milionë postime e shikime në mediat sociale.

Markat që kryesojnë shërbimin e transmetimit në Kinë kishin blerë të drejtat e serisë pas suksesit që pati specialja e “Friends: The Reuionon”, një shfaqje që ri-sjelli gjashtë aktorët nga kasti i vjetër.


Lista e transmetuesve kinezë që do ta nisin transmetimin e serisë së famshme, por me censurim, përfshinë: Bilibili, Tencent, Youku, Sohu dhe iQiyi.

Ndërkaq, censura mediatike në Kinë është rezultat i shtrëngimit të kontrollit të qeverisë kineze ndaj mediave dhe argëtimit virtual.

Në vitin 2016, Kina kishte lëshuar udhëzimet e reja duke theksuar se shfaqjet televizive nuk duhet të përfshinin histori dashurie mes personave të njëjtë si dhe tema të tjera që eksagjerojnë anët e errëta të shoqërisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore