Shqipëria

Kim: SPAK i ka dhënë një goditje krimit të organizuar dhe korrupsionit


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara (SHBA) në Tiranë, Yuri Kim, zhvilloi më 17 mars një takim me kreun e Strukturës së Posaçme të Anti-Korrupsionit (SPAK), Arben Kraja.

“Pata një takim të frytshëm ditën e sotme me shefin e SPAK-ut, Arben Kraja. SPAK po jep goditje kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit: 588 çështje të ndjekura penalisht; 70 € + milion në asete të konfiskuara; u hetuan 748 persona, nga të cilët 288 të arrestuar & 114 të dënuar deri më tani. Reforma në Drejtësi po jep rezultate”, shkruan Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Takimi i ambasadores Kim me Kreun e Strukturës së Posaçme Anti-korrupsion vjen nën vazhdën e komunikimeve që janë zhvilluar nga ambasada e SHBA-së me institucionet e ngritura për Reformën në Drejtësi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore