Shqipëria

Kim për zgjedhjen e Holta Zaçajt në krye të Kushtetueses: Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, por po ecën përpara


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, ka përshëndetur zgjedhjen e kryetares së re të Gjykatës Kushtetuese.

“Urime Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e kryetares së re. Holta Zaçaj është kryetarja e parë e zgjedhur qëkur Gjykata arriti të ketë trupë të plotë. I urojmë suksese asaj dhe të gjithë gjyqtarëve të tjerë teksa forcojnë integritetin dhe pavarësinë e Gjykatës”, ka shkruar ajo në Twitter.

Sipas Kim, reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por po ecën përpara.

“SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin fort zbatimin e plotë të reformës në drejtësi në Shqipëri”, ka shtuar ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore