Lajme

Sulm masiv me raketa në të gjithë Ukrainën, ndërsa liderët botërorë takohen në samitin e G20-ës


Rusia ka nisur një sulm në kryeqytetin ukrainas në Kiev këtë të martë të 15 nëntorit.

Në atë që duket të jetë një sulm mbarëkombëtar, sulme u raportuan gjithashtu në Mykolaiv, Chernihiv dhe Zaporizhzhia.

Në Kiev, tre ndërtesa në rrethin Pechersk u goditën. Kjo, sipas kryebashkiakut Vitali Klitschko.

Udhëheqësit botërorë janë aktualisht në një takim të G20 në Indonezi, ku ata kanë dënuar luftën kundër Ukrainës.

Sulmet u raportuan pasi Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, përfaqësuesi i Rusisë në bisedime, u largua nga Bali me një avion.

“Disa raketa ruse janë rrëzuar me sukses dhe ekipet e shpëtimit janë në vend”, tha Klitschko.

Sulmi masiv me raketa ende vazhdon në të gjithë Ukrainën, qytetet në lindje, veri dhe perëndim, si dhe në qendër, ku qytetet kanë mbetur pa energji elektrike.

Yuri Sak, një këshilltari i ministrit të mbrojtjes  vlerësoi se Rusia ka hedhur në drekë rreth 70 raketa.

“Për momentin, ndërsa flasim, kam parë raporte se rreth 70 raketa balistike janë lëshuar në Ukrainë”.

Në Chernihiv, guvernatori Vyacheslav Chaus paralajmëroi njerëzit të strehohen, duke thënë se “sulmi me raketa po vazhdon”.

Javën e kaluar Moska ka tërhequr trupat e saj nga qyteti jugor Kherson – një pengesë e madhe për pushtimin rus.

Në të kaluarën, kur Rusia ka pësuar humbje në terren, ajo ka marrë fushta me sulme me raketa.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore