Lajme

Kica-Xhelili për videon e VV-së: Sondazhe “fake” – video propaganduese dhe panik


Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje – partia në pushtet – ka publikuar videon propagandistike të radhës ku – përsëri – ka sulmuar partitë opozitare.

“Më pyeti dikush dje, a thua çka ka me qenë reagimi i pushtetit për iniciativën e LDK-së. I thash sondazhe fake, video propaganduese dhe panik”, ka shkruar ajo në Facebook.

“Më paska ikë mungesa e shijes/kreativitetit në video”, ka ironizuar ajo me videon e VV-së.

Në videon e VV-së, thuhet se partitë opozitare “flasin për izolim kur për 20 vjet na kanë mbajtur të izoluar duke na vjedhur”.

“Thonë Albini po na izolon në kohën kur liberalizimi i vizave u përmbyll me qeverinë Kurti, e cila luftojnë hajninë dhe korrupsionin e lartë në vend”.

Qytetarët, siç thuhet në këtë video nuk janë të izoluar, por hajnat e dikurshëm – duke iu referuar pjesëtarëve të partive opozitare –  janë izoluar jashtë pushtetit.

Për Lëvizjen Vetëvendosje, partitë opozitare, janë në të njëjtën linjë me Serbinë kur po kërkojnë që në pjesën Veriore kryetarët e sapozgjedhur t’i lirojnë objektet komunale dhe të mbahen zgjedhje të reja – ani pse të njëjtat gjëra po kërkon edhe komuniteti ndërkombëtarë në veçanti Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Mirë që kjo opozitë nuk është në qeveri se do e dorëzonin vendin para Serbisë siç dëshmuan së fundi me kërkesën e tyre (të njëjtë me Serbinë) që të largohen kryetarët legjitim nga objektet komunale në pjesën veriore dhe të organizohen zgjedhje të reja”, vazhdon videoja.

VV me video propagandistike: Opozita na izoloi

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore