Lajme

KFOR-i paralajmëron stërvitje ushtarake në dy zona të Kosovës


KFOR-i.

Misioni i KFOR-it, ka bërë të ditur se do të zhvilloj stërvitje rutinore ushtarake në afër të Sharrit dhe pranë Manastirit të Deçanit gjatë 5 dhe 7 shtatorit.

Manastiri i Deçanit, përmes një komunikate për media ka sqaruar se stërvitjet do të kryhen nga Komanda Rajonale shumëkombëshe Perëndimore.

Kurse fokusi do të jetë, “në procedurat dhe përgatitjen e gatishmërisë operacionale të njësisë”.

“Ushtarët dhe automjetet e KFOR-it gjatë kësaj periudhe do të vendosen në afërsi të Krushevës dhe Manastirit të Deçanit. Aktivitetet stërvitore do të përfshijnë lëvizje si ditën ashtu edhe natën nga toka”.

“Do të ketë gjithashtu autokolona mjetesh ushtarake të përbëra nga pajisje të rënda inxhinierike që do të udhëtojnë në rrugët kryesore dhe dytësore brenda zonës”, thuhet në komunikatë.

Nga KFOR-i, është thënë se stërvitjet po kryhen për të ofruar përgjigje në kohë dhe të sigurt “sa herë që kërkohet”.

“KFOR-i kërkon të sigurojë ndikim minimal në popullatën civile gjatë gjithë periudhës së stërvitjes dhe kërkon bashkëpunimin e komuniteteve lokale gjatë këtij aktiviteti”.

Edhe më 4 deri më 6 korrik, KFOR-i kishte kryer në tetë komuna stërvitje rutinë ushtarake në pjesën perëndimore.

Sipas njoftimit për media, stërvitjet ishin nga kontingjenti shumëkombësh, me qëllim të përmirësimit të gatishmërisë dhe përgatitjes së njësive.

Po ashtu theksohej se KFOR-i kërkon të sigurojë ndikim minimal në popullatën civile dhe të kufizojë çdo ndërprerje të aktiviteteve komerciale.

“Ky mision shtoi se është i përqendruar në zbatimin e mandantit të tij, për të siguruar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes”.

KFOR-i është reaguesi i tretë për çështjet e sigurisë, pasi në rend të parë është Policia e Kosovës, pasur nga misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundim të Ligjit (EULEX).

Përveç këtyre detyrave, KFOR-i zhvillon edhe iniciativa për ngritjen e kapaciteteve me organizatat e sigurisë në Kosovë, siç është transferimi gradual i sigurisë për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore te Policia e Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore