Shëndet

Këshillat e dermatologes për trajtimin e akneve në adoleshencë


Një nga shqetësimet kryesore të lëkurës tek adoleshentët, janë aknet ose siç njihet në rëndom puçrrat.

Dermatologia Merita Joni në një intervistë për Albanian Post ka folur për problemet e lëkurës tek adoleshentët dhe trajtimin e akneve.

Sipas saj, ndër faktorët që ndikon në shfaqjen e këtij problemi në lëkurë është stresi, por që doktoresha thotë se aknet janë normale tek kjo grup moshë për shkak të ndryshimeve hormonale.

Doktoresha shpjegon se si stresi ndikon në paraqitjen e akneve, duke marr shembull studentët të cilët gjatë periudhave të testimit, për shkak të stresit, kanë rrezik më të madh  të paraqitjes së akneve, krahasueshëm me periudhat tjera gjatë vitit shkollor.

“Gjatë pubertetit, nivelet e hormoneve rriten, duke stimuluar gjëndrat e yndyrës në mbivendosje”.

Derisa këta dy faktorë janë të pashmangshëm në paraqitjen e akneve, ka faktorë tjerë ushqimorë që mund të ndihmojnë në ndihmojnë në paraqitjen e tyre.

Doktoresha Joni shpjegon se si ushqimet e larta të glikemisë janë ato që rrisin shpejt sheqerin në gjak.

“Ushqimet me sheqer dhe pijet janë fajtorë të mëdhenj, por ushqimet me karbohidrate të rafinuara si patate të skuqura, makarona dhe pica mund të jenë problematike,” shprehet Joni për Albanian Post.

“Përqendrimi në ushqime që janë glicemikë me nivele të ulëta si tërshëra, thjerrëzat, perimet jo-niseshte mund të ndihmojnë”.

Ajo thotë se edhe sasia e tepërt e qumështit ndikon në shfaqjen e akneve të këqija te të rinjtë.

“Qumështi përmban substanca që trupi juaj i kthen në testosteron (një hormon që shkakton prodhimin e vajit dhe puçrrat)”. Qumështi gjithashtu stimulon trupin tuaj të prodhojë kimikate të quajtura insulinë si faktori i rritjes, i cili rrit vetë hormonet natyrale të testosteronit të trupit tuaj, duke shkaktuar më shumë prodhimin e vajit dhe ndoshta më shumë puçrra.”

Dermatologia thotë se njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm për ushqimin që e konsumojë, duke zgjedhur më shumë produkte vegjateriane.

Ajo thotë që ndër trajtimi i akneve merr kohë dhe që adoleshentët nga padurimi para se tu drejtohen dermatologëve, u drejtohen qendrave estetike.

“Aknet janë sëmundje kronike te lëkurës, aknet duan trajtim tek dermatologu dhe nuk shërohen menjëherë. Ne këshillojmë, që ata t’u drejtohen dermatologëve dhe jo personave, që nuk janë kompetent, e që nuk kanë njohuritë e plota me trajtimin e akneve”.

Sipas saj është shumë e rëndësishme që të shmangen kremrat dhe vajrat e rëndë.

“Kremrat dhe vajrat e rëndë mund të bllokojnë poret dhe të qojnë në më shumë akne. Nëse adoleshenti përdor make up, ai rekomandohet që të përdor përbërjen minerale ose pluhur”.

Dermatologia thotë se pastruesit me acid salicilik dhe acid glikolik mund të ndihmojnë në luftimin e akneve dhe parandalimin dhe se “zgjedhja e pastruesve të butë ose me pH të ekuilibruar që nuk do të irritojë lëkurën është mjaft e rëndësishme”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore