Kosova

Kërkohet ulja e pragut zgjedhor nga partitë e vogla në Kosovë


Përfaqësuesit e partive të vogla në Kosovë.

Përfaqësuesit e partive të vogla në Kosovë po kërkojnë uljen e pragut zgjedhor për zgjedhjet parlamentare dhe financimin e subjekteve politike që nuk bëhen pjesë e Kuvendit.

Bekim Gashi nga partia më e madhe në vend, Lëvizja Vetëvendosje, ka theksuar se kjo parti përkrah projektligjin e sjellë nga qeveria, pasi që sipas tij rrit transparencën dhe llogaridhënien.

Mirëpo, sipas Gashit për shpenzimet për secilin aktivitet që duhet të raportohen në fund të muajt, Gashi u shpreh se kjo është më shumë “një iniciativë burokratike”.

Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se nuk ishte dashur të ishte pjesë e ndryshimit Ligji për zgjedhjet, ndonëse ligji për financimin e partive është i nevojshëm për reformë.

“Ligji për zgjedhjet nuk duhet të ndryshohet”, deklaroi Gjoshi.

Edhe, Çerkin Dugolli nga Nisma Socialdemokrate ka kërkuar që të rregullohet financimi i partive politike nga shteti edhe për partitë që nuk e kalojnë pragun 5 për qind.

Heqjen e pragut 5 për qind e ka kërkuar gjithashtu Zef Morina nga Partia Shqiptare Demokristiane.

Ndër të tjerë ishte edhe Avni Çakmaku nga partia Fjala i cili deklaroi se ulja e pragut është e domosdoshme.

Ndërsa, Nol Nushi nga PSD-ja theksoi se projektligji në fjalë nuk është në frymën e demokracisë.

Kërkesë e tij ishte të ndryshohet forma e financimit të partive. Ndërsa konsideron se partia më e madhe në vend merr 2 milionë euro në vit.

Partitë e vogla politike patën vërejtje edhe te shqiptimi i gjobave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore