![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/08/UNMIK-667x440-1.jpg)
Sipas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë e Bashkuar, Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, i cili njihet ndryshe si UNMIK, duhet të përfundojë, pasi sipas tyre ai nuk ka më çfarë të ofrojë.
Kështu të paktën dy këto shtete konkluduan gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit ku u paraqit raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Kosovën.
Megjithatë në të njëjtën mendim nuk është vetë Misioni. Sipas zëdhënësit të UNMIK-ut, Sanam Dolatashi, “Mandati i UNMIK-ut, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, është që të ofrojë kushte për një jetë të qetë dhe normale për të gjithë banorët e Kosovës”.
Ndonëse sipas ShBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar, mandati origjinal i UNMIK-ut është përmbushur kohë më parë, pasi që tani Kosova me ndihmën e partnerëve evropian dhe si shtet i pavarur ka zhvilluar dhe fuqizuar institucionet e saj shtetërore, me të njëjtën fakt nuk po pajtohet ky mision.
Sipas tyre UNMIK-u “punon për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, forcimin e sundimit të ligjit dhe promovimin e angazhimit të grave dhe të rinjve”.
Për shuarjen e UNMIK-ut është edhe Shqipëria.
Sipas Ambasadorit të përhershëm të Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, rajoni ka ecur përpara dhe paqja e siguria, nuk është më një çështje për Prishtinën.
Kundër shuarjes së UNMIK-ut në Kosovë janë Rusia, Kina dhe Serbia.
Ndërsa Franca, ka një pozicion më neutral në raport me UNMIK-un.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti, delegacionit gjerman: Hulumtoni mundësitë dhe përparësitë që i ofron Kosova për investitorët e huaj
-
Gërvalla, presidentit të Komitetit të Ministrave të KiE-së: I kemi plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim
-
LDK: Edhe një vendim anti-kushtetues i Qeverisë
-
Partitë kryesore spanjolle kundërshtojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës
Lajmet kryesore
-
Zbardhen bisedat e skemës abuzive te Onkologjiku: Mjekët dërgonin pacientët te privati, ilaçet për tumorin i çonin nëpër farmaci
-
3.3 milionë turistë hynë në Shqipëri deri në maj, rritje me 38% nga viti i shkuar
-
18 milionë dollarë investime nga fondet “e qëndrueshme” të rregulluara nga BE shkojnë për ndotësit më të mëdhenj
-
Kurti, delegacionit gjerman: Hulumtoni mundësitë dhe përparësitë që i ofron Kosova për investitorët e huaj