Stil

Kendall Jenner sfilon me fustan interesant dhe dukje të frymëzuar nga Princesha Diana


Modelja Kendall Jenner ka sfiluar në pistën e Javës së Modës në Paris, në koleksionin e disenjatorit francez Simon Porte Jacquemus.

Jenner, është shfaqur në pistë me një mini fustan të bardhë si një re e qëndisur me lule, inspirimi për të cilin stilisti Jacquemus thotë se i kishte ardhur nga Princesha Diana.

Fustani interesant përbehej nga një material i gërvishtur me ngjyrë të bardhë i fryrë në të gjithë pjesën e bustit, derisa pjesa e poshtme ishte pothuajse në formë të veshjeve të brendshme.

Pos fustanit interesant, Kendall vëmendje morri edhe me gjerdanin verbues prej diamanti që e kishte vendosur në qafë, e që kishte një ngjashmëri të jashtëzakonshme me atë që e kishte në pronësi edhe Princesha Diana.

Bizhuteritë u frymëzuan nga një gjerdan argjendi jashtëzakonisht i ngjashëm i Princeshës Diana, me të cilin ajo ishte parë në nëntor të vitit 1994, shkruan DailyMail, transmeton AlbanianPost.

Duke ecur në pistë, Kendall dukej sensacionale në veshjen që tërhiqte vëmendjen për shfaqjen e mbushur me yje të famshëm, derisa për tu dukur akoma më atraktive, ajo kishte veshur edhe një palë taka të bardha, me një pompë baleti në pjesën e përparme dhe një stileto në pjesën e pasme.

Bukuroshja i kishte stiluar flokët e saj brune në një topuz të lëmuar dhe kishte aplikuar një makijazh mjaft tërheqës.

Përndryshe, Kendall aktualisht është duke shijuar romancën e saj me rep artistin portorikan, Bad Bunny, ani pse dyshja akoma nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë.

Burime të afërta pranë Kendall e Bad Bunny, kanë bërë të ditur se ata kanë nisur një lidhje serioze me njëri-tjetrin, që prej muajit maj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore