Stil

Kendall Jenner dhe Bad Bunny më të afërt se kurrë, shihen bashkë nëpër rrugët e Los Anxhelosit


Modelja e famshme e “The Kardashians”, Kendall Jenner duket se po shijon goxha kohë me të dashurin e saj të ri, e shumë të përfolur, artistin Bad Bunny.

Dyshja dolën për një takim në Beverly Hills të Los Anxhelosit, derisa Kendall kishte veshur një palë pantallona të bardha me një rrip të hollë me ngjyrë të kuqe në bel.

Pamjen e saj, modelja e ka kompletuar me një bluzë të bardhë e të prerë si dhe me atlete të markës Adidas, me miksim mes ngjyrës së bardhë dhe asaj të zezë, shkruan DailyMail, transmeton AlbanianPost.

Po ashtu, ajo mori një çantë të madhe ngjyrë të kuqe mbi supin e saj të djathtë për të mbajtur sendet që i duheshin gjatë drekës dhe një palë syze të zeza.

Në anën tjetër, ylli i hitit “Where she goes”, u pa me një veshje sportive me ngjyrë kafe, atlete të zeza si dhe një kapele të gjelbër me logon e Los Angeles Dodgers.

Gjithsesi, dyshja që prej muajit shkurt ishin përfolur për një romancë dashurie, por asgjë nuk ishte konfirmuar derisa ata u panë bashkë në një parking, duke zhvilluar biseda drejt një restoranti.

Pak kohë më parë, Jenner kishte pushtuar mediat rozë me videot që shfaqnin atë duke brohoritur në Festivalin e Muzikës “Coachella”, teksa Bad Bunny po performonte në skenë.

Fansat kishin pritur që ata të shfaqeshin bashkë në tapetin e kuq të evenimentit të sivjetmë të “Met Gala”, por në realitet nuk ndodhi ashtu.

Kendall dhe Bad Bunny nuk parakaluan bashkë në ngjarjen e modës, por gjithsesi u bashkuan në pas ndejën e organizuar, me çka vulosën aludimet e krijuara nga mediat dhe fansat.

Gjithashtu muajin e kaluar, dy yjet u panë të ulur pranë njëri-tjetrit për të parë ndeshjen e playoff-it të Lakers kundër Golden State Warriors në NBA.

Edhe pse dyshja janë parë duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit gjatë muajve të fundit, si Kendall ashtu edhe Bad Bunny nuk kanë komentuar ende publikisht mbi spekulimet e lidhjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore