Lajme

Kemi plane kundër NATO-s, thotë diplomati rus


Ne kemi plane kundër NATO-s, po vlerësojmë situatën gjeostrategjike, po shohim se nga vijnë kërcënimet dhe po reagojmë.

Kjo është deklarata e ambasadorit rus në Bosnjë dhe Hercegovinë, Igor Kalabukhov në një intervistë të fundit për “Face TV”.

I pyetur pse Rusia “nuk shqetësohet” nga vendet përreth dhe fqinje që janë tashmë pjesë e NATO-s, ai u përgjigj se autoritetet ruse nuk kanë plane kundër Kroacisë, Hungarisë, Polonisë.

“Keni plane kundër Kroacisë?”, u pyet Kalabukhov.

Ambasadori rus theksoi se planet janë “kundër NATO-s”.

Diplomati rus tha se Moska “po vlerëson situatën gjeo-strategjike” dhe do t’i përgjigjet kërcënimeve, duke përfshirë anëtarësimin e mundshëm të Bosnjë dhe Hercegovinës në aleancë.

“Nuk na shqetëson anëtarësimi në NATO. Nuk është një kërcënim, ndoshta një paralajmërim”, ravijëzoi sërish ambasadori.

Referuar pyetjes, Kalabukhov e përshkroi situatën si një rreth vicioz.

“Më lejoni të supozoj, për shembull: BiH është bërë anëtare e NATO-s dhe Brukseli vendos të vendosë raketat bërthamore që synojnë Moskën. Ne do të vlerësojmë situatën strategjike dhe prandaj mendoj se rrugëdalja duhet të jetë sistemi evropian, jo NATO”, deklaroi në përmbyllje Kalabukhov.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore