Shqipëria

Këlliçi: Vuçiç nuk mund të bëhet mik i Shqipërisë, PD po ringrihet


“Brenda 24 orësh vetëm me një njoftim në rrjetet sociale ky shesh u mbush me mijëra shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë. Edi Ramës i them diçka. Vuçiçi-n mund ta kesh mik zemre, por jo ta bësh mik të Shqipërisë”.

Kështu është shprehur, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi gjatë fjalimit tij të mbajtur në protestën e thirrur nga ish-kryeministri, Sali Berisha kundër nismës “Open Balkan”.

“Ke hequr kërpudhën. Por, ne nuk e kemi me kërpudhën, por me të keqen e këtij vendi. Edi Rama ne ty do të heqim me gjithë rrënjë. Edi Rama, hiq dorë nga largimi i shqiptarëve”.

Kryetari i Forumit Rinor të PD-së, ravijëzoi se “ju jeni këtu se jemi pro evropianë”.

“Gjakun e Ardit Gjoklajt, ne nuk do ta harrojmë. Nuk do ta harrojmë kurrë këtë kauzë. Dua ti them se mrapa inceneratorët sot është i arrestuar, ish-ministri, por pronari i inceneratorëve ka vetëm një emër, Edi Rama”.

Ai përmbylli fjalën e tij me shprehjen se “jam krenar që PD po ringrihet”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore