Shëndet

Keanu Reeves dhuron donacion për hulumtimin e leukemisë


Aktori kanadez, Keanu Reeves, ka qenë prej kohësh mes aktorësh më të idollizuar në publik nga bota e Hollywood-it, falë roleve nëpër filmave të ndryshëm, por edhe falë personalitetit të tij, bujar e human.

Së fundmi, “The New York Post”, ka zbuluar se Reeves ka dhuruar për hulumtime të kancerit, rreth 70% të fitimeve të tij nga “The Matrix”, filmi origjinal i vitit 1999.

Mediumi prestigjioz bëri të ditur se Keanu, kishte fituar një total prej 45 milionë dollarësh për filmin global, por vendosi të japë 31.5 milionë dollarë nga kjo shumë për të financuar kërkimin e leukemisë.

Keanu Reeves

Frymëzimit thuhet të ketë ardhur nga vetë jeta personale e aktorit, pasi që aso kohe, motra më e vogël e tij, po luftonte sëmundjen dhe kështu çështja ishte afër zemrës së tij.

Megjithatë, edhe pas shërimit të saj, Reeves vazhdoi punën e tij filantropike në këtë fushë, duke krijuar një fond privat në fillim të viteve 2000 për kërkimet për kancerin.

“Unë kam një fondacion privat që funksionon për pesë ose gjashtë vjet dhe ndihmon në ndihmë të disa spitaleve të fëmijëve dhe kërkimit të kancerit”, tha Reeves për “Ladies Home Journal” në vitin 2009.

“Nuk më pëlqen t’i bashkangjis emrin tim aty, thjesht e lashë fondacionin të bëjë atë që bën”, pati shtuar ai.

Përndryshe, vetëm dy muaj më parë, ylli i “John Wick” u dhuroi të secilit prej djemve në ekipin e tij nga një “Rolex Submariner”, në shenjë falënderimi për punën e tyre në ekskluzivitet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore